Situata në Gaza vijon të mbetet shqetësuese. Ushtria izraelite vijon operacionin e saj tokësor, ndërsa palestinezët shprehen të shqetësuar dhe rrezikuar për jetën e tyre.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, një eksod masiv civilësh po regjistrohet në Gaza, ndërsa mijëra palestinezë po largohen nga zona me çfarë të munden.


Ndërkohë sulmet ajrore të së mërkurës vranë dhjetëra njerëz në pjesë të ndryshme Gaza.
Autoritetet izraelite njoftuan të martën fillimin e një operacioni në shkallë të gjerë tokësor dhe ajror, që synon neutralizimin e Hamasit .
Sulmi i organizatës palestineze në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ishte pika fillestare e luftës në Gaza.
Në përgjigje, forcat izraelite kanë nisur operacione të gjera bombardimi që kanë rrafshuar pjesën më të madhe të brezit bregdetar, duke lënë pas dhjetëra mijëra të vdekur dhe një krizë humanitare të pashembullt.
Që nga fillimi i konfliktit, afërsisht dy milionë banorë janë përballur me zhvendosje të përsëritura, shpesh të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre./abcnews.al/
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij