Një incident i madh policor është duke ndodhur në East Ham të Londrës, me dëshmitarë që tregojnë oficerë të armatosur duke bërtitur.
Pjesa lindore është mbyllur, ndërsa policia mund të shihet duke drejtuar armët nga një çati e disa lokaleve, transmeton portali arbresh.info. Tanimë efektivët kanë bastisur vendin e ngjarjes që ndodhet në afërsi të një dege të libralidhësve Paddypower.

Pavarësisht raportimeve në mediat sociale për një “burrë në çati”, numri i kordonit të policisë tregon se nuk qëndron një gjë e tillë.
Përdoruesit e mediave sociale e kanë përshkruar ngjarjen si kaotike.
Kujtojmë se mbrëmë kryeqyteti britanik ishte sërish pre e sulmit terrorist ku mbetën të vrarë shtatë persona së bashku me tre terroristë./Arbresh.info

Kosovari arrestohet në Maqedoni të Veriut, voziti mbi 200 km...
Kështu duken fletëvotimet për votimet e 7 qershorit
NATO rrëzon një dron mbi Estoni, dyshohet se i përket Ukrain...
Kritikat e Kurtit për Blerim Isufajn, reagon PSRK: S’komento...
KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...