Policia italiane ka sekuestruar 10 tonë hashash në një ish-anije peshkimi oqeanike në ujërat e ishullit të Sicilisë.
Në pranga janë vënë 9 persona, anëtarë të ekuipazhit të anijes me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Anija, me emrin “Quest”, mbante flamurin e vëndeve të Ulëta.
Operacioni i policisë italine ka monitoruar për 40 orë rresht anijen, e cila ishte pozicionuar rreth 130 milje larg brigjeve të Sicilisë jug-lindore.
Operacioni është ekzekutuar menjëherë pasi është marrë autorizimi nga policia e vendeve të ulëta, flamurin e të cilëve mbante anija e peshkimit, shkruan ora news.
Në portin e Catanias autoritetet italaine do të mbajnë një konferencë shtypi ku do të zbardhin detajet e këtij operacioni.
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...
Orav: Tani është momenti i Kosovës për të avancuar në rrugën...
A dëshiron të martohet me shqiptare? – Përgjigjet Klodi
Konjufca pret në takim ambasadorin britanik, flasin për thel...
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...