Kisut Gebre Egziabher, zëdhënës për Etiopinë i agjencisë së OKB-së për refugjatë (UNHCR), për AA tha se kjo shumë do të mjaftonte për të siguruar nevojat themelore të refugjatëve, si ushqimi, energjia (për gatim) dhe trajnimi për vetëpunësim.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka nevojë për 358 milionë dollarë për t’u kujdesur për refugjatët që janë strehuar në Etiopi, theksuan sot zyrtarët e OKB-së.
Kisut Gebre Egziabher, zëdhënës për Etiopinë i agjencisë së OKB-së për refugjatë (UNHCR), për AA tha se kjo shumë do të mjaftonte për të siguruar nevojat themelore të refugjatëve, si ushqimi, energjia (për gatim) dhe trajnimi për vetëpunësim.
Paratë do të jenë për vitet 2020-2021, tha ai.
Sipas tij, Etiopia aktualisht strehon 735.000 refugjatë nga Sudani i Jugut, Somalia, Eritrea, Sudani, Republika Demokratike e Kongos, Kenia dhe Jemeni.
Me politikën e saj për dyer të hapura për refugjatët, Etiopia vitin e kaluar miratoi një ligj të rishikuar për refugjatët, që u jep refugjatëve të drejtën e vetëpunësimit, shkollimit dhe shërbimeve të tjera që janë në dispozicion të qytetarëve.
Vitin e kaluar UNHCR apeloi për 346,5 milion dollarë, nga të cilët komuniteti i donatorëve dha 43 për qind, tha Egziabher.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë