“Të paktën 138 protestues paqësorë janë vrarë në Mianmar pas grusht shtetit në Mianmar”, tha një zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB, duke cituar të dhëna nga Komisioni i Lartë për të Drejtat e Njeriut.
Duke dënuar aktet e dhunshme në konferencën e përditshme për media dhe duke e cilësuar fundjavën e kaluar si “të përgjakshme”, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për solidaritet mes bashkësisë ndërkombëtare dhe aktorëve rajonale me popullin në Mianmar, transmeton portal arbresh.info
Vetëm të dielën janë vrarë 38 persona, ndërsa të shtunën 18.
“Të paktën 138 protestues paqësorë, përfshirë gratë dhe fëmijët, u vranë në dhunë pas 1 shkurtit,” shtoi ai.
Dhuna është dënuar edhe nga adiministrata e Biden.
“Forcat e sigurisë së Mianmarit po sulmojnë njerëzit e tyre, duke vrarë dhjetëra njerëz në të gjithë vendin,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jalina Porter të hënën, duke e quajtur atë “të pamoralshme dhe të pambrojtshme”.
“Junta ushtarake po u përgjigjet me plumba thirrjeve për rivendosjen e demokracisë në Birmani. Kjo taktikë tregon se ushtria e Birmanisë bëri grusht shteti për interesat e saj egoiste, jo për të përmbushur vullnetin e popullit të saj,” shtoi ajo.
Shtetet e Bashkuara edhe një herë “u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve të ndërmarrin hapa konkretë dhe të kundërshtojnë grusht shtetin dhe përshkallëzimin e dhunës”./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...