Ofensiva e forcave qeveritare në veriperëndim të Sirisë, që përkrahet nga Rusia, ka zhvendosur 900,000 persona nga dhjetori i vitit të kaluar, kanë thënë Kombet e Bashkuara.
OKB-ja po ashtu ka thënë se foshnjet janë duke vdekur nga të ftohtit pasi kampet janë të mbushura.
“Kriza në veriperëndim të Sirisë ka arritur në nivel të tmerrshëm”, ka thënë udhëheqësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare, Mark Lowcock.
Ai ka thënë se pjesa më e madhe e personave të zhvendosur janë gra dhe fëmijë “të traumatizuar dhe të detyruar të flenë të temperatura tejet të ulëta sepse kampet janë plot”, përcjell rel.
Rajoni Idlib, duke përfshirë edhe disa pjesë të provincës Aleppo, është shtëpi për tre milionë persona, shumica prej tyre tashmë të zhvendosur nga pjesë tjera të shtetit.
Ofensiva që ka nisur në fund të vitit të kaluar ka nxitur shpërnguljen më të madhe të njerëzve për një periudhë të shkurtër kohore, prej kur ka nisur konflikti më 2011.
Në këtë luftë janë vrarë më shumë se 380,000 persona, prej kur ajo ka shpërthyer nëntë vjet më parë, pas protestave në të cilat është kërkuar ndryshim i regjimit.
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje të dielën Rusisë që t’i japë fund mbështetjes për “mizoritë” e regjimit sirian në rajonin e Idlibit, ka thënë Shtëpia e Bardhë.
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës