Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriq, është shprehur se në Gazë nuk është shpërndarë asnjë ndihmë humanitare. Në konferencën e tij të përditshme për shtyp, Dujarriç ka folur për disa ndërlikime rreth procesit të shpërndarjes.
OKB më herët deklaroi se Izraeli kishte lejuar rreth 100 kamionë me ndihma të kalonin kufirin pas një bllokade 11-javore.
Megjithatë, Dujarriç ka thënë se ndonëse ndihma ka hyrë në Gazë, ajo ende nuk ka arritur në magazinat dhe pikat e dorëzimit të organizatës. Ai e ka përshkruar procesin si një “operacion të komplikuar”.
“Autoritetet izraelite po na kërkojnë që të shkarkojmë furnizimet në anën palestineze të vendkalimit Kerem Shalom dhe t’i ngarkojmë ato veçmas pasi të sigurojnë hyrjen e ekipeve tona nga brenda Rripit të Gazës. Vetëm atëherë ne jemi në gjendje të sjellim çdo furnizim më afër vendit ku janë strehuar njerëzit në nevojë”, ka sqaruar ai.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...