Hetimi i kryer nga OKB tregon se të dy palët në konflikt, si regjimi sirian ashtu edhe rebelët kanë kryer krime lufte në Aleppo.
Sipas tyre nga të dy anët janë përdorur armë kimike, janë ekzekutuar civilë dhe janë bërë zhvendosje të detyrurara, transmeton portali arbresh.info
Komisioni i Kombeve të Bashkuara të Hetimeve për Sirinë ka dokumentuar shkeljet gjatë periudhës korrik-dhjetor të vitit të kaluar, pesë muaj rrethimi nga ana e regjimit në Aleppon lindore, që dikur konsiderohej si fortesa kryesore e opozitës.
“Shkalla e asaj që ka ndodhur në Aleppo ështe e pashembullt”, ka thënë Paulo Pinheiro para gazetarëve në Gjenevë.
Hetuesit kanë deklaruar se nuk kanë prova nëse Damasku është përgjegjës për sulmet ajrore të 19 shtatorit në provincën e Aleppos, që në shënjestër kishte një karvan humanitar. Gjatë sulmit mbetën të vrarë 10 punonjës të organizatave humanitare./Arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...