OKB paralajmëron se thatësira kërcënon miliona afganë me urinë, bën thirrje për fonde shtesë
Miliona afganë përballen me urinë pas një kulturë të shkatërruar nga thatësira, tha të martën OKB-ja, duke kërkuar një shtesë prej 115 milionë dollarë për të ndihmuar familjet të blejnë ushqime, transmeton arbesh.info.
Dy të tretat e 34 provincave të Afganistanit janë goditur nga mungesa e reshjeve që nga fundi i vitit të kaluar, sipas Zyrës së OKB për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë tha se disa lumenj dhe pika uji janë tharë tërësisht, dhe korrja e fundit e grurit ka humbur plotësisht.
“Në gjashtë muaj miliona njerëz mund të gjenden në një situatë të urisë së pashmangshme pa e ditur se ku do të vijnë vaktet e tyre të ardhshme” ka thënë një zyrtarë i OKB.
Thatësira ka detyruar tashmë 21,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të vendosen në periferi të qytetit perëndimor të Heratit, tha OCHA./Arbresh.info/
Zelensky viziton sot Mbretërinë e Bashkuar
Sulmohet ambasada amerikane në Irak
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për shpalljen e Iranit sht...
Trump: Dua të shtyj udhëtimin në Kinë, për shkak të luftës m...
Joseph e quan situatën në Kosovë “katastrofë”, kritikon Kurt...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash të martën