Në një videomesazh që ka publikuar për sigurinë ushqimore Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres thotë se pandemia Covid-19 kërcënon sigurinë globale ushqimore.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres ka publikuar një videomesazh për sigurinë ushqimore, ku ai thotë se megjithëse ka mjaft ushqim për të ushqyer popullsinë botërore prej 7,8 miliardë banorësh, pandemia e koronavirusit të ri (Covid-19) po e kërcënon sigurinë globale të ushqimit, transmeton arbresh.info.
Duke deklaruar se më shumë se 820 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga uria, Guterresh shprehet se një në çdo pesë fëmijë përballet me rritje të vonuar për shkak të kequshqyerjes.
“Sistemet tona ushqimore po rrënohen dhe pandemia Covid-19 po e përkeqëson akoma edhe më shumë situatën”,- shton Antonio Guterres.
“Edhe 49 milionë njerëz të tjerë mund të bien në varfëri ekstreme për shkak të pandemisë. Numri i njerëzve pa siguri ushqimore do të rritet me shpejtësi”,- paralajmëron shefi i OKB-së./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve