Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara bëri hapin e parë drejt krijimit të një Pakti Global për Mjedisin, ndonëse u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe disa vende të tjera.
Pakti do të synojë gjetjen e boshllëqeve në mbrojtjen e mjedisit dhe marrjen e hapave për t’i adresuar ato.
Me 142 vota për dhe 5 kundër, mekanizmi 193-anëtarësh miratoi rezolutën për të filluar identifikimin e atyre boshllëqeve në ligjet ndërkombëtare të mjedisit.
Rezoluta i kërkon sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të prodhojë një raport mbi mangësitë mjedisore për seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme, duke filluar nga shtatori.
Propozimi kaloi me gjithë kundërshtimin e SHBA-së, Rusisë, Turqisë, Sirisë dhe Filipineve, por u mbështet fuqishëm nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Propozimi mund të çojë në miratimin e një “instrumenti ndërkombëtar” ose pakti të ngjashëm me marrëveshjen globale të klimës të vitit 2015, e cila u miratua nga shumica e anëtarëve të OKB-së.
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot