Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë për situatën humanitare në rajonin Afrin në Siri, pasi trupat dhe aeroplanët luftarakë të Turqisë e filluan operacionin ushtarak në këtë enklavë kurde.
Diplomatët thanë dje se debati me dyer të mbyllura me kërkesë të Francës, parashihet të zhvillohet sot dhe në të, po ashtu, do të shqyrtohet fushata ushtarake e qeverisë së Sirisë në provincën Idlib.
Ministri i jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, tha se Parisi është thellësisht i shqetësuar për “degradimin brutal të situatës” në Afrin, derisa monitoruesit e të drejtave të njeriut thanë se së paku 18 vetë janë vrarë, në 24 orët e para të operacionit të Turqisë.
Forcat turke pardje e filluan operacionin kundër njësiteve kurde YPG, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, përkundër vëretjeve nga Uashingtoni se një lëvizje e tillë mund ta destabilizojë mëtutje këtë rajon.
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri