Një zyrtare e OKB-së për ekzekutimet jashtëgjyqësore do të vlerësojë “hapat e ndërmarrë nga qeveritë” për zbardhjen vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe nisjen e një hetimi ndërkombëtar, njoftoi OKB, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut e Komisionerit të Lartë tha se Agnes Callamard, raportuese speciale e OKB-së për ekzekutime jashtëgjyqësore, përmbledhëse ose arbitrare, do të drejtojë një hetim ndërkombëtar për vrasjen e Jamal Khashoggit në muajin tetor në Stamboll, duke filluar me një vizitë në Turqi nga 28 janari deri më 3 shkurt.
Callamard do të “vlerësojë hapat e ndërmarrë nga qeveritë për adresimin dhe reagimin ndaj vrasjes, si dhe natyrën dhe shtrirjen e përgjegjësive të shteteve dhe individëve për vrasjen”, thuhet në deklaratë.
“Hetimi gjithashtu do të synojë të identifikojë mënyrat me anë të të cilave shtetet mund të forcojnë përmbushjen e angazhimeve të tyre ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtën për jetën, për të parandaluar shkeljet dhe për të siguruar llogaridhënien”, citohet të ketë thënë Callamard në deklaratë.
Ky hetim u krijua me kërkesë të Callamard, shtoi deklarata.
Hetimi do të “rishikojë dhe vlerësojë, nga perspektiva e të drejtave të njeriut, rrethanat që lidhen me vrasjen e Khashoggit”, tha OKB, duke shtuar: “Callamard do të shoqërohet nga Baronesha Helena Kennedy dhe profesor Duarte Nuno Vieira nga Universiteti Coimbra (Portugali)”.
Të enjten, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu përsëriti se Turqia po zhvillon një proces transparent mbi rastin dhe se është e rëndësishme të ekspozohen fajtorët e vrasjes.
Duke cituar thirrjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan për një hetim ndërkombëtar të çështjes, Cavusoglu tha se Callamard do të vizitojë Turqinë në fund të janarit.
Khashoggi, kontribues në gazetën The Washington Post, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.
Pas shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Rijadi pranoi se ai u vra brenda ndërtesës së konsullatës, duke thënë se vrasja ishte një operacion jashtë kompetencave dhe dijenisë së qendrës.
Turqia ka kërkuar ekstradimin e shtetasve sauditë të përfshirë në vrasje, si dhe një llogaridhënie më të plotë nga ana e Riadit.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen