Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar një rezolutë me të cilën dënohet shkelja e të drejtave të njeriut në Krime.
Ky dokument, i inicuar nga Ukraina dhe më tepër se 30 vende të tjera, është mbështetur nga 70 shtete. Kundër votuan 26 vende, përfshirë Rusinë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Kinën, ndërsa afro 76 vende abstenuan nga votimi.
Me këtë rezolutë dënohet okupimi i Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë dhe shpallet mosnjohje e aneksimit.
Po ashtu, dënohen “abuzimet” dhe “diskriminimi” kundër tartarëve të Krimesë, dhe grupeve të tjera etnike në gadishullin e Krimesë.
Ky dokument është i dyti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Krimenë. I pari ishte miratuar në dhjetor të vitit 2016 dhe ishte mbështetur, po ashtu, nga 70 vende./REL
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...