Banorët e Hong Kongut që nuk respektojnë himnin kinez do të përballen me 3 vite burg.
Parlamenti i Kinës, apo Kongresi Kombëtar i Popullit, ligjin për ofendimin e himnit e ka shtrirë edhe në Hong Kongun gjysmëautonom dhe në Makau.
Qeveria e Hong Kongut, e donimuar nga luajalistët e Pekinit, tashmë kanë nisur t’i përfshijnë këto ndryshime në legjislacionin lokal.
Masat e reja u morën pasi himni kinez u vërshëllye së fundmi disa herë gjatë ndeshjeve të futbollit në Hong Kong, ku ndjenjat antikineze po rriten.
Aktivistët për demokracinë në Hong Kong thonë se ligji i ri do të dëmtojë lirinë e shprehjes në këtë territor, i cili gëzon liri dhe të drejta që në Kinë nuk njihen, transmeton tch.
Hong Kongu, një rajon special administrativ i Kinës, ka një sistem ligjor të ndarë, e analistët thonë se është ende herët për të ditur nëse ndëshkimi për talljen e himnit do të jetë po aq i ashpër sa në Kinë.
Aktivistët dhe protestuesit e shumtë, që janë të shqetësuar për kontrollin në rritje të Kinës mbi Hong Kongun, kanë sulmuar dhe ofenduar himnin e Kinës që prej vitit 2015.
Ofendimi i himnit është gjetja e fundit në një seri protestash, që morën vëmendjen ndërkombëtare që prej vitit 2014, kur banorët e ishullit bllokuan rrugët kryesore në tentativën e tyre për demokraci.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...