OBSH: Viti i dytë i pandemisë mund të jetë më i vështirë

21:56 | 13 Janar 2021

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se viti i dytë i pandemisë mund të jetë më i ashpër se i pari.

Një deklaratë e tillë ka ardhur duke marrë parasysh se sa shpejt po përhapet ky virus, sidomos në hemisferën veriore dhe duke përfshirë gjithashtu edhe mutacionet që po pëson sëfundmi.

“Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, teksa shohim dinamikën e përhapjes”, ka thënë Mike Ryan nga OBSH, gjatë një organizimi virtual në rrjetet sociale.

Maria Van Kerkhove është shprehur se pas pushimeve situata e pandemisë pritet të përkeqësohet, në vend që bilanci të ishte pozitiv.

“Pas pushimeve, në disa shtete situata do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”, ka thënë Maria Van Kerkhove, po ashtu pjesë e OBSH-së.

Nga të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins”, autoritetet shëndetësore në gjithë botën kanë regjistruar mbi 90 milionë raste të infektuar me koronavirus, që prej kur ka nisur pandemia. Prej këtyre, të vdekur raportohen për 1.9 milionë pacientë./Opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara