“Deri në gusht, varianti Delta do të dominojë në Evropë, ndërsa deri në atë moment nuk do të jetë arritur vaksinimi i plotë i qytetarëve”, u shpreh Hans Kluge.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se gjatë gushtit në Evropë do të përhapet varianti Delta i COVID-19, ndërsa deri në atë moment nuk do të arrihet që e gjithë popullata evropiane të vaksinohet.
Në Mbretërinë e Bashkuar, infektimet nga varianti Delta i virusit janë në rritje, pavarësisht vaksinimit masiv që po kryhet atje
Varianti Delta i COVID-19 u identifikua fillimisht në Indi dhe është më lehtësisht i transmetueshëm se varianti fillestar i këtij virusi.
Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, në një konferencë për shtyp tha se javën e kaluar numri i rasteve me variantin Delta në Evropë është rritur me 10%, duke shtuar se varianti Delta tashmë po tejkalon variantet e tjera në rajon.
“Deri në gusht, varianti Delta do të dominojë në Evropë, ndërsa deri në atë moment nuk do të jetë arritur vaksinimi i plotë i qytetarëve”, u shpreh Hans Kluge.
Vaksina kundër COVID-19 është efektive ndaj variantit Delta atëherë kur merren të dyja dozat e saj, ndaj autoritetet inkurajojnë qytetarët që të marrin dozën e dytë vaksinës.
OBSH-ja ka paralajmëruar se vala e re e COVID-19 është e mundur të mbërrijë para vjeshtës dhe Hans Kluge tha se përhapja do të jetë e gjerë nëse qytetarët nuk disiplinohen për t’u vaksinuar. Ai listoi tri arsye pse vala e re e virusit mund të mbërrijë përpara vjeshtës.
“Tre shkaqet për një valë të re të shtrimeve në spital dhe vdekjeve para vjeshtës janë variantet të reja të virusit, mosmarrja e vaksinave dhe grumbullimet masive,” tha Hans Kluge të enjten.
Dr. Catherine Smallwood nga programi i urgjencave shëndetësore të OBSH-së, tha gjithashtu se vala e re me rritjen e infektimeve mund të mbërrijë përpara vjeshtës, shkruan VOA.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...