Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, është shprehur shpresëplotë dhe i bindur për mbarimin e pandemisë Covid-19 gjatë këtij viti.
“Kam besim se në një moment këtë vit do të jemi në gjendje të themi se Covid ka mbaruar si një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar dhe si një pandemi”, u shpreh ai.
Ghebreyesus tha se numri i vdekjeve të raportuara në baza javore është tani më i ulët se kur u përdor për herë të parë fjala “pandemi” tre vjet më parë.
Mes të tjerash ai tha se përmirësimi është i rëndësishëm për të marrë masa për të tilla situata.
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 850, thotë Ministria ...
Kurti e pret me keqardhje vdekjen e Habermas: Ai e quante mo...
Galatasaray synon transferimin e Bernardo Silvës, gati super...
Prishtina me lokacion zyrtar për mbeturinat ndërtimore dhe v...
Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen...
Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë