Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë ditës së diele janë regjistruar më së shumti raste me koronavirus.
“Dje, më shumë se 136,000 raste janë raportuar, më së shumti raste të raportuara brenda një dite,” tha drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Vendet në Afrikë janë duke përjetuar rritje të numrit të të infektuarve nga koronavirusi, shumica prej tyre kanë të raportuar më së paku nga 1,000 raste në ditë,” shtoi Tedros.
“Gjithashtu jemi duke parë edhe një rritje të numrit të rasteve edhe në Evropën Lindore dhe në Azinë Qendrore,” tha Tedros duke shtuar se situata në Evropë është duke u përmirësuar./arbresh.info/
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin para, stoli ari dh...
Bilanci 24-orësh i Policisë së Kosovës: 44 aksidente trafiku...
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët
Çmimi i naftës bie pas paralajmërimit të Donald Trump ndaj I...