Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri i të vdekurve nga sëmundjet që nuk trajtohen mund të tejkalojnë numrin e viktimave nga bombardimet në Gaza.
Një vlerësim i OBSH-së i strehimoreve të UNRWA-s zbuloi diarre dhe infeksione të frymëmarrjes të përhapura tek fëmijët dhe foshnjat, të cilat nuk ishin trajtuar. Pacientët me sëmundje kronike si kanceri, sëmundjet e zemrës ose diabeti gjithashtu nuk po marrin trajtim.
Ndërkohë, ekipi i UNICEF-it në Gazën veriore ka paralajmëruar gjithashtu për lëndime të shumta nga lufta, duke parë fëmijë me “plagë të tmerrshme” të shtrirë në parkingje dhe kopshte.
Agjencitë e ndihmës që përsërisin se rifillimi i luftimeve duhet të jetë i paimagjinueshëm, duke bërë thirrje përsëri për një armëpushim të përhershëm./euronews.al
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...