Pandemia e koronavirusit vazhdon të përshpejtohet dhe pasojat e saj do të ndjehen për dekada të tëra – tha shefi i OBSH në një konferencë për shtyp të hënën.
Kërcënimi më i madh me të cilin përballet bota, tha ai, nuk është vetë virusi por mungesa e solidaritetit global dhe lidershipit global. Ne nuk mund ta mundim këtë pandemi me një botë të ndarë – tha ai.
“Politizimi i pandemisë e ka përkeqësuar situatën. Asnjë nga ne nuk është i sigurt deri sa të gjithë të jemi të sigurt. Asnjë organizatë dhe asnjë shtet nuk mund ta luftojë i vetëm këtë pandemi. Vetëm, duke punuar bashkë mund ta kapërcejmë këtë kërcënim global. Kërcënimi më i madh me të cilim përballemi tani nuk ëhstë vetë virusi, por mungesa e solidaritetit dhe lidershipit global”, tha ai. OBSh paralajmëroi javën e shkuar për një fazë e re dhe e rrezikshme e pandemisë së koronavirusit, me njerëzit e lodhur nga izolimet pavarësisht përhapjes së shpejtë të sëmundjes.
Covid 19 që deri më tani ka vrarë më shumë se 465 mijë njerëz në botë dhe ka infektuar rreth 9 milionë të tjerë, po rritet në kontinentet amerikane dhe pjesë të Azisë, ndërkohë që Evropa po vazhdon hapjen graduale. Izolimet për ndalimin e virusit kanë gjunjëzuar ekonominë por OBSH thotë se pandemia sërish përbën një kërcënim të madh./lexo/
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...