Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar vendet me një numër në rritje të infeksioneve me koronavirus që të mos vonojnë në shtrëngimin e masave mbrojtëse.
“Sa më shpejt që të futen masat, aq pak infeksione do të ketë”, tha në Gjenevë, ekspertja e OBSH-së për Covid, Maria van Kerkhove, transmeton portal arbresh.info
Ajo theksoi faktin se varianti delta që po qarkullon tani është shumë më ngjitës se variantet e mëparshme.
Disa vende janë në një situatë të vështirë dhe duhet të vendosin masa “shumë të rrepta”, ka theksuar ajo.
OBSH nuk dha emër të ndonjë vendi, megjithatë ka folur në përgjithësi për të gjitha vendet që kanë një numër në rritje të infeksioneve.
Këto masa përfshijnë përdorimin e gjerë të maskave, distancën fizike, sigurimin që hapësirat e brendshme të ajrosen mirë, shmangien e grumbullimeve në hapësira të vogla dhe punën nga shtëpia kur është e mundur./arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar