Pas shqyrtimeve të gjata për cilësinë, sigurinë dhe efektivitetin, është vërtetuar se vaksina Convidecia është në përputhje me standardet e OBSH-së.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi për përdorim emergjent vaksinën Convidecia e cila aplikohet me një dozë të vetme dhe e cila është zhvilluar kundër COVID-19 nga kompania farmaceutike kineze CanSino Biologics.
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga organizata, njoftohet se vaksina Convidecia pas shqyrtimeve të gjata për cilësinë, sigurinë dhe efektivitetin, është vërtetuar të jetë në përputhje me standardet e OBSH-së.
Është vërtetuar se vaksina është 64 për qind efektive kundër sëmundjes simptomatike të COVID-19 dhe 92 për qind efektive kundër sëmundjes së rëndë COVID-19.
Në këtë kuadër Grupi Këshillues i Ekspertëve për Imunitetin (SAGE) i lidhur me OBSH-në ka rekomanduar që vaksina Convidecia kundër COVID-19 të aplikohet në raste emergjente në një dozë të vetme me 0,5 ml tek personat mbi 18 vjeç.
Gjithashtu në këtë mënyrë është rritur në 11 numri i vaksinave që OBSH ka rekomanduar për përdorim emergjent.
Convidecia, e cila u zhvillua duke përdorur adenovirusin e modifikuar njerëzor, përfundoi provat e fazës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në mbi 40 mijë vullnetarë në Argjentinë, Kili, Meksikë, Pakistan, Rusi dhe Arabi Saudite./AA/
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...