Organizata Botërore e Shëndetësisë konsideron se fushata e vaksinimit kundër Covid-19 në kontinentin e vjetër është tepër “e ngadaltë”, e kjo sipas kreut të saj për Evropën, është e papranueshme.
Vetëm 10 për qind e popullsisë së Evropës kanë marr një dozë të vaksinës dhe vetëm 4 për qind kanë marrë të dy dozat, tha Hans Kluge, shifra këto që përligjin shqetësimin e tij.
Hans Kluge: Shpërndarja e vaksinave është shumë e ngadaltë. Ne duhet ta përshpejtojmë procesin duke përshpejtuar prodhimin, duke zvogëluar pengesat për administrimin e vaksinave dhe duke përdorur çdo dozë të vetme që tani kemi nëpër depo.
Në Evropë, procesi i vaksinimit kundër koronavirusit po shkon më ngadalë krahasuar me Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Ajo po ashtu është prapa edhe përsa i takon furnizimit me vaksina dhe miratimit për përdorim të disa prej tyre. Kluge tha po ashtu se rastet e reja në Evropë po rriten në çdo grupmoshë, përveç atyre mbi 80 vjeç dhe kjo sipas tij është shenjë që vaksinimi i të moshuarve është duke dhënë efekt.
Duke theksuar se variantet e reja po përhapen e po bëhen shkak për rritjen e numrit të të shtruarve në spital, Kluge nënvizoi se përshpejtimi i procesit të vaksinimit është i një rëndësie thelbësore. Përveç furnizimeve të pakta me vaksina, për shkak të vonesave të dërgesave nga disa prodhues të vaksinave, shqetësimet janë rritur sërish sa i përket sigurisë së vaksinës së AstraZeneca/Oxford, pas raportimeve për mpiksje gjaku te disa pacientë që e morën këtë vaksinë.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...