Ahmed Al-Mandhari, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Mesdheun Lindor, ka thënë se Izraeli vazhdon të synojë institucionet shëndetësore në Gaza.
Ai tha se sulmet ndaj institucioneve shëndetësore janë një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe theksoi se janë regjistruar 660 sulme në institucionet shëndetësore, rreth gjysma e tyre në veri të Gazës.
Ai foli gjithashtu për ndërprerjen e furnizimeve mjekësore dhe karburantit, si dhe për sfidat e OBSH-së në aksesin në spitalet po ashtu në veri të Gazës.
Mandhari tha gjithashtu se situata në Rripin e Gazës është katastrofike dhe se numri i punonjësve në institucionet mjekësore ka rënë në vetëm 5% duke theksuar se pacientët po vdesin nga mungesa e ilaçeve./abcnews.al
Hazard: Guardiola është ndoshta trajneri më i mirë në histor...
Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokuroris...
Ambasadori britanik shkruan për takimin me Osmanin: Bisedime...
Kyle Walker është pensionuar nga Anglia
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...