Përderisa numri i vdekjeve për shkak virusit korona ka tejkaluar 185 mijë, shkencëtarët dhe kompanitë farmaceutike po “luftojnë” me njëri-tjetrin për të ndaluar pandeminë globale e cila u përhap nga qyteti Wuhan i Kinës, transmeton arbresh.info.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), deklaroi se deri më tani, në të gjithë botën janë zhvilluar 83 lloje të vaksinave kundër Covid-19 dhe gjashtë prej tyre janë në fazën e provave tek njerëzit.

OBSH ka bërë të ditur se prodhuesit farmaceutikë aktualisht janë në konkurrencë globale për të zhvilluar një vaksinë për llojin e ri të virusit korona dhe deri më tani në të gjithë botën janë zhvilluar 83 lloje të vaksinave.
OBSH deklaroi se, “6 nga vaksinat e zhvilluara filluan të testohen nëpër klinika tek njerëzit, 3 nga të cilat janë në Kinë.”/arbresh.info/
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...