Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar sot se Europa është duke punuar për fillimin e vitit shkollor, e cila pritet të jetë një periudhë delikate për shkak të koronavirusit.
Sipas kësaj organizate, ka prova të shumta që të rinjtë janë bartës të shpeshtë të infeksionit, transmeton portal arbresh.info
Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën paralajmëroi se qytetarët e moshuar duhet të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal, në mënyrë që të kenë imunitet edhe ndaj koronavirusit.
“Të rinjtë nuk do të rrezikohen aq shumë, por të mos harrojmë se sezoni i gripit është i ngjashëm me një tornado. Të rinjtë mund të mos jenë të rrezikuar shumë, por duhet patur parasysh që ata do të jenë në kontakt më të shpeshtë me të moshuarit gjatë stinës së dimrit”, tha ai./Reuters/ arbresh.info/
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...