Numri në rritje i rasteve të Covid-19 në të gjithë Evropën shumë shpejt mund t’i çojë spitalet në limitet e tyre të kapacitetit, paralajmëroi sot OBSH-ja.
“Javën e kaluar, numri i rasteve të raportuara në Evropë ishte pothuajse tri herë më i lartë se gjatë kulmit të parë në mars”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi në Gjenevë.
“Shtrimet në spital po rriten dhe shumë qytete po raportojnë se do të arrijnë limitet e kapaciteteve të shtretërve në kujdesin intensiv brenda disa javësh”, shtoi ai.
Kjo prirje shqetëson veçanërisht OBSH-në, sepse sezoni i gripit në hemisferën veriore do të rrisë nevojën për shtretër spitalorë.
Tedros theksoi se vendet duhet të ndërmarrin një qasje të përbashkët ndaj COVID-19 dhe gripit, sepse të dy sëmundjet mund të luftohen me të njëjtat strategji, si distancimi, duart e pastra, maskat dhe dhomat e ajrosura mirë./atsh
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...