Çrregullime në ofrimin e shërbimeve bazë shëndetësore, si vaksinimi apo programet e trajtimit për sëmundje të tilla si SIDA, u raportuan në 92 për qind të 129 vendeve, sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Hulumtimi i kryer në muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2021, tregon se shërbimet janë “të prekura rëndë” dhe se nuk kanë treguar përparim, transmeton portal arbresh.info
“Rezultatet e këtij sondazhi nënvizojnë rëndësinë e veprimit urgjent për të adresuar sfidat kryesore të sistemit shëndetësor, për të rikuperuar shërbimet dhe për të zbutur ndikimin e pandemisë”, thuhet në deklaratën e Covid-19.
Shërbimi i ambulancës është përkeqësuar në krahasim me anketën e mëparshme të kryer në fillim të vitit 2021.
Çrregullime në ofrimin e kujdesit emergjent u raportuan nga 36 përqind e vendeve, një rritje nga 29 përqind në fillim të vitit 2021 dhe 21 përqind në sondazhin e parë në 2020.
Sondazhi u krye në një kohë të një rritje të madhe të numrit të personave të infektuar në shumë vende për shkak të variantit Omicron, i cili për shkak të përhapjes së shpejtë, ka rënduar edhe spitalet./arbresh.info/
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...