Zyra për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka bërë thirrje për rritje të përpjekjeve për vaksinim kundër koronavirusit në Evropën Lindore, duke paralajmëruar se “vala” e variantit Omicron po niset andej.
Shefi për Evropën në OBSH, Hans Kluge ka thënë se në dy javët e fundit, rastet me koronavirus janë rritur më shumë se dyfish në gjashtë shtete – Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Rusi dhe Ukrainë.
“Siç është pritur, vala e Omicronit po bartet në lindje”, ka thënë Kluge.
Dega e OBSH-së për Evropën krahason 52 shtete, përfshirë disa në Azinë Qendrore.
Kluge ka thënë se ritmi i vaksinimit është relativisht i vogël në disa pjesë të këtij rajoni.
Më pak se 40 për qind e personave mbi 60-vjeç janë vaksinuar plotësisht në Bosnje-Hercegovinë, Bullgari, Kirgizi, Ukrainë dhe Uzbekistan.
Ai ka shtuar se në Bullgari, Gjergji dhe Maqedoninë e Veriut më pak se 40 për qind e punëtorëve shëndetësorë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.
Ai ka thënë se duke pasur parasysh shtrirjen e variantit Omicron dhe qarkullimin e variantit Delta në lindje, tani nuk është koha për të lehtësuar masat që dihet se funksionojnë në luftim të pandemisë.
Sipas tij, në mesin e këtyre masave përfshihet shmangia e ngjarjeve me shumë persona, vendosja e maskës në ambiente të brendshme dhe kryerja e testeve të shpejta për të identifikuar sa më herët rastet e infektimit./REL/
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...