Aktualisht amerikanët janë duke mbajtur barren e pandemisë globale të koronavirusit , ka deklaruar OBSH, duke cekur që Amerika Veriore dhe ajo Jugore bëjnë pjesë në listën e vendeve më të goditura nga Covid-19.
Sëmundja ishte “shumë aktive” në Amerikën Qendrore dhe Jug, tha eksperti i lartë i urgjencës i OBSH-së, Mike Ryan, duke nxjerrë në pah problemet në Brazil dhe Meksikë, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Situata e tanishme në Brazil, tani një nga pikat globale të nxehta për virusin, ishte me shqetësim në rritje sidomos në qytetet me popullsi të madhe, tha ai në një konferencë për shtyp.

Sistemi shëndetësor në këto vende është në një fazë kritike dhe nën presion të rëndë, pasi 90% e shtretërve nëpër spitale janë plot.
Brazili është vendi i dytë më i goditur në botë, me më shumë se 800,000 raste dhe 41,000 vdekje, sipas një raporti të Reuters.
Sipas ekspertëve, sëmundja pritet që të përhapet pasi vendet kanë hequr masat e izolimit dhe njerëzit kanë filluar që të takohen përsëri, sidomos krizë e madhe pritet në vendet që nuk respektojnë masat e distancimit./arbresh.info/
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...