Këshilltari për Siguri i ShBA-së, Robert O’Brien, thotë se ky shtet duhet të ndërhyjë që procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë të kthehet në rrugën e duhur.
Ky pohim i tij vjen pasi që ish i dërguari amerikan për këtë proces, Richard Grenell, ka bërë thirrje që Evropa të ndërrojë kahje të strategjisë për bisedimet.
“Kur ish i dërguari special për negociatat Kosovë-Serbi, ambasadori Riochard Grenell flet për këtë çështje, politikëbërësit duhet ta marrin parasysh. Kërkohet ndërhyrje serioze e ShBA-së për ta kthyer në binarë këtë proces paqeje”, ka shkruar O’Brien.
Derisa Grenell, vetëm një ditë më parë është shprehur: “Ftoj evropianët që të ndryshojnë drejtim të strategjisë për Kosovën dhe Serbinë. Ata nuk janë duke ndihmuar për krizën në Ballkan – ata po e përkeqësojnë atë duke bërë ndërhyrje të njëanshme dhe jo të rregullta”.
Grenell në postimin e tij në Twitter ka ripërsëritur kërkesën e mëparshme që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të lirohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...
Kryeministri i Grenlandës paralajmëron: Trump ende synon kon...
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare ...
Nga sot turistët në Romë do të paguajnë 2 euro për të parë n...
Rikonfirmimi i Abdixhikut si Kryetar, Agim Veliu: Nuk shpëto...
Melos Zenunaj rikthehet tek Dukagjini