Një objekt i madh i paidentifikuar u vu re në një plazh australian më 16 korrik 2023, rreth 250 km në veri të Perthit.
Objekti gjigant metalik u gjet nga vendasit në plazhin Green Head, ndërsa autoritetet vendase dhe ato federale kanë nisur një hetim për zbardhjen se çfarë dhe kujt i përket ky objekt, që mesa duket është vërtetuar që nuk mund të jetë nga ndonjë avion komercial.
Ky objekt u trajtua si i rrezikshëm nga policia dhe për këtë arsye u kërkoi njerëzve që t’i qëndronin larg, ndërsa vendosën që ta shpërthejnë në mënyrë të kontrolluar, për të shmangur çdo lloj situate të pakëndshme.
Banorët e plazhit Green Head thanë se cilindri ishte rreth 2.5 metra i gjerë dhe midis 2.5 dhe 3 metra i gjatë.
Eksperti i aviacionit Geoffrey Thomas tha se objekti ishte ndoshta një rezervuar karburanti nga një raketë që kishte rënë në Oqeanin Indian në 12 muajt e fundit.
Sipas BBC, kishte disa spekulime se cilindri mund të ketë qenë pjesë e MH370 – një aeroplan që u zhduk në brigjet perëndimore të Australisë në vitin 2014 me 239 pasagjerë në bord, por Thomas tha se nuk kishte “shans”./a2/
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...