Ish-presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se Koreja e Veriut përbën kërcënim real dhe zgjidhja e të cilit do të kërkojë bashkëpunim ndërkombëtar.
Obama po ashtu ka thënë se SHBA-ja duhet të sigurohet se ka një sistem për të mbrojtur shtetet në rajon nga ndonjë sulm potencial me raketa nga Koreja Veriore.
“Koreja Veriore është kërcënim real dhe ka zhvilluar program të armëve që përbën kërcënim serioz jo vetëm në rajon por në gjithë botën.
Deri tani është e qartë që nuk kemi arritur zhvillimin që kemi kërkuar. Mirëpo është shumë e rëndësishme të kuptojmë se individualisht, asnjë shtet nuk mund ta zgjidhë këtë problem më mirë se kur jemi të bashkuar”, deklaroi Obama.
Sipas Obamas, Koreja Veriore ka qenë shtet i larguar nga të gjitha normat ndërkombëtare dhe aq larg botës, sa që ka qenë e vështirë që të bëhet presion në regjimin e izoluar.
Nën administratën e Obamas, Uashingtoni ka zbatuar politikën e “durimit strategjik” kundrejt Koresë Veriore duke shpresuar se sanksionet do të detyronin Phenianin për të hequr dorë nga ambiciet e armëve bërthamore./gsh/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit