Nxënëset dhe mësuesit në Nigerinë verilindore i kanë shpëtuar një sulmi mbi shkollën me konvikt nga xhihadistët e Boko Haram, thonë dëshmitarët.
Ata thonë se militantë me kamionë bartës arritën në qytezën e Dapchi, duke hapur zjarr e aktivizuar mjetet shpërthyese, raporton BBC, transmeton portali arbresh.info
Të alarmuar nga zhurma stafi dhe nxënësit arritën të ikin.
Në prill të vitit 2014, Boko Haram rrëmbeu më shumë se 270 vajza nga një shkollë në qytetin Chibok.
Banorët dhe milicisë civile në Dapchi thonë se besojnë që xhihadistët kishin planifikuar të rrëmbenin nxënëset në qytetin e tyre gjithashtu.
Pasi e gjetën shkollën bosh, militantët plaçkitën ndërtesën./Arbresh.info/
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nis operacion në Bjeshkët e S...