Itali edhe pse është bërë gati për lehtësimin e masave të marra në luftën kundër koronavirusit, numri i viktimave mund të jetë më i lartë thuhet në një raport.
Instituti Kombëtar Italian i Statistikave tha se mijëra vdekje që zyrtarisht nuk janë të konfirmuara me COVID-19, mund të jenë shkaktuar nga koronavirusi.
Numri zyrtar i viktimave në Itali është 28,884 viktima dhe qëndron e dyta në botë pas SHBA-ve. Por që nga 21 shkurti, kur u raportua viktima e parë nga koronavirusi në Itali, e deri më 31 mars, numri i viktimave është rritur për 39%.
Nga 25,354 viktima gjatë kësaj kohë u regjistruan vetëm 13,710 viktima kurse 11,600 viktimat e tjera nuk janë llogaritur.
Sipas institutit këta persona ose kanë vdekur nga koronavirusi pa u testuar fare ose nuk janë raportuar aspak për shkak të presionit të sistemit shëndetësor./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...