Numri i njerëzve në nivel global që kanë vdekur nga Covid-19 ka kaluar një milion, thonë hulumtuesit, ku shumë rajone ende raportojnë rritje të numrit të infektimeve të reja.
Shifra e dhënë nga Universiteti John Hopkins tregon që vdekjet në SHBA, Brazil dhe Indi gati janë gjysmë e atij totali, transmeton portali arbresh.info.
Ekspertët paralajmërojnë që shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e madhe.
Sekretari i Përgjithshëm i KB António Guterres e quajti atë një shifër që të mpinë trurin dhe një moment historik agonizues.
“Megjithatë, ne kurrë nuk duhet të harrojmë çdo jetë individuale”, tha ai në një mesazh me video.
“Ata ishin baballarë dhe nëna, gra dhe burra, vëllezër dhe motra, miq dhe kolegë. Dhimbja është shumëfishuar nga egërsia e kësaj sëmundjeje.”
Zhvillimi vjen gati 10 muaj pasi lajmet për koronavirusin filluan të dilnin nga Wuhan, Kinë.
Pandemia është përhapur në 188 vende me më shumë se 32 milionë raste të konfirmuara. Izolimet dhe masat e tjera për të ndaluar përhapjen e virusit kanë hedhur shumë ekonomi në recesion./arbresh.info/
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës
SMS mashtruese në emër të Policisë së Kosovës, qytetarëve u ...
Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba nga 500 euro për hedhje...
‘‘Problemet pas 100 eurove’’, Cakolli për vendimin e qeveris...
Olympiacos mposht Fenerbahçe, kalon në finale të EuroLeague