“E pamundur të qëndroj më me gruan time. Më mirë në burg.” Me këto fjalë, mbrëmjen e së shtunës, një shqiptar i dënuar nga gjykata në arrest shtëpie u paraqit para karabinierëve në Guidonia Montecelio.
Policja në hyrje mendoi se bëhej fjalë për një shaka, por burri këmbëngulte që ta fusnin në qeli.
“La Repubblica” shkruan se shqiptari është një 30-vjeçar, por nuk jep identitetin e tij. Ai u ka thënë forcave të policisë se nuk ishte më në gjendje të përballonte bashkëjetesën e detyruar me gruan e tij dhe për këtë arsye, i acaruar nga situata, ai preferoi të arratisej, duke u paraqitur vullnetarisht para karabinierëve për ta kthyer pas hekurave.
Karabinierët ia plotësuan “dëshirën” duke e arrestuar me akzuën e largimit nga vendi i qëndrimit pa njoftuar organet e drejtësisë dhe e dërguan në burgun Regina Coeli./lapsi/


Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1