Danimarka raportoi më shumë pamje misterioze të dronëve – këtë herë mbi instalime ushtarake, përfshirë bazën e saj më të madhe ushtarake – pasi ndërhyrjet në aeroporte pezulluan fluturimet këtë javë.
Përveç Danimarkës, Norvegjia raportoi një rast me dronë, shkruajnë mediat e huaja.
Policia norvegjeze thuhet se po heton pamje të mundshme të dronëve pranë një baze të forcave ajrore në Norvegjinë qendrore, duke shtuar se baza strehon aeroplanët luftarakë F-35 të vendit.
“Rojet në bazë bënë disa vëzhgime jashtë perimetrit të bazës herët të shtunën”, tha një zëdhënës në selinë e përbashkët të Forcave të Armatosura Norvegjeze.
Ndryshe, pamjet e përsëritura të dronëve të paidentifikuar mbi infrastrukturë ushtarake dhe civile në disa vende të Evropës, kanë ngritur alarmin për ndërhyrje të mundshme të huaja.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende emra, por ekspertët e sigurisë nuk përjashtojnë mundësinë që këto incidente të jenë pjesë e një fushate të koordinuar vëzhgimi ose testimi të mbrojtjes perëndimore nga aktorë shtetërorë.
Rusia është përmendur shpesh si një nga burimet e mundshme të këtyre aktiviteteve, edhe pse provat direkte mungojnë. /Telegrafi/
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...