Joe Biden reagoi për herë të pare për foton e arrestimit të Donald Trump, duke thënë se paraardhësi i tij është një “njeri I pashëm”.
“E pashë në TV. Njeri i pashëm”, tha duke buzëqeshur presidenti 80-vjeçar i SHBA- së kur u pyet nga gazetarët në lidhje me foton e arrestimit të rivalit të tij të madh politik.
Donald Trump të enjten u bë presidenti i parë aktual ose ish-president i SHBA-së që iu nënshtrua procesit ligjor të arrestimit, fotografimit, marrjes së gjurmëve të gishtave dhe mbajtjes për 20 minuta në një burg të Atlantës me akuzën e komplotit për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në Xhorxhia në 2020.
Pasi pagoi garancinë prej 200 mijë dollarësh dhe u lirua, ai postoi në X (Twitter) foton historike të realizuar gjatë arrestimit të tij në Gjykatën e Qarkut Fulton.
“Ata këmbëngulën për një foto arrestimi dhe unë pranova ta bëja”, tha Trump për Fox Digital pas ngjarjes./abcnews
Joe Biden was BOOED while being asked about Trump’s mugshot!!!pic.twitter.com/Uf2y4SeGT8
— Graham Allen (@GrahamAllen_1) August 25, 2023
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës