Cynthia Charotich, është studentja 19 vjeçare, e cila është gjetur e fshehur në një dollap, dy ditë pas sulmit terrorist në një kampus universitar në Kenia që la të vdekur 148 persona.
Charotich, ka treguar se si kishte pirë lëng për zbutjen e trupit sa herë është ndjerë e uritur, dhe, përveç dehidrimit, thuhet se nuk ka pësuar ndonjë lëndim fizik nga tërë ajo ndodhi.
Me gjetjen e saj është bërë edhe numërimi i plotë i studentëve që gjendeshin në kampus.
Një dëshmitar u ka thënë gazetarëve se ka dëgjuar se si njëri prej personave të armatosur merrte instruksione në telefonin e tij dhe fliste gjuhën Swahili, gjuhë zyrtare në Kenia – që ka ngjallur dyshimet se sulmuesit ishin persona lokalë e një nga Somalia, zemra e al-Shababit, transmeton Koha.net.
Ajo ka treguar se si është fshehur në dollapin e saj të librave ndërsa e ka dëgjuar njërin prej terroristëve të ketë marrë instruksione për t’i vrarë pesë femrat që po i mbanin peng në dhomën e gjumit.
Një tjetër studente, Hellen Titus, ka thënë t’i ketë mashtruar sulmuesit duke i bërë ata të mendojnë se është e vdekur.
Tregimi për të mbijetuarën e fundit erdhi një ditë pasi u gjet një tjetër femër e fshehur në dollapin e rrobave që ishte aq e tronditur sa që nuk mundi as të fliste.
Policia keniane ka bërë me dije se ka arrestuar deri më tani pesë persona të dyshimtë në lidhje me sulmin e së enjtes. Njëri thuhet të jetë shtetas i Tanzanisë./arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...