Tajlanda ka ekstraduar një shtetas rus i cili është kërkuar nga policia rajonale e Kemerovos në Siberi, për banditizëm, rrëmbim dhe grabitje.
Personi në fjalë është Sergei Kovalenko, 25 vjeçar, për të cilin hetuesit thonë se ka organizuar një grup kriminal, i njohur si “junior sportistët”, në vitin 2001, dhe thuhet se ishte përfshirë në vjedhje të biznesmenëve lokalë në Kemerovo, raporton REL.
Ministria e Brendshme ruse tha se Kovalenko u depërtua nga Tajlanda më 27 mars.
Kovalenko u largua nga Rusia pasi hetuesit arrestuan disa anëtarë të grupit të tij në 2012.
Në korrik, autoritetet Tailandeze ekstraduan një tjetër rus, që njihej si bos i krimit, Aleksandr Matusov.
Matusov, 52 vjeçar, ishte i kërkuar në Rusi për përfshirjen e tij të dyshuar në disa vrasje dhe aktiviteteve të tjera kriminale, nga ana e një rrjeti kriminal famëkeq në Moskë – Grupi Shchyolkovo./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...