Një rrugë në Berlin do të emërohet me emrin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Kështu ka bërë të ditur, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti i cili është takuar me Florian Hauer, Sekretar i Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin e Berlinit, shkruan Arbresh.info.
Pos kësaj, në këtë takim është biseduar edhe për bashkëpunimin e Kosovës me Gjermaninë.
“Një takim tepër i frytshëm me Florian Hauer, Sekretar i Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin e Berlinit. Diskutuam mbi ide konkrete të bashkëpunimit me theks të veçantë në fushat e politikës, ekonomisë dhe kulturës, për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”.
“Falënderoj Sekretarin e Shtetit Hauer për mbështetjen e tij që një rrugë në qyetin e bukur të #Berlinit të emërtohet me emrin e Presidentit Rugova”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve