Qendra e Kulturës Myslimane në Varshavë, një ndërtesë moderne ku ngrihet një nga dy xhamitë e qytetit si dhe një restorant, u bë objekt i akteve vandale dje në mbrëmje, njoftoi policia.
”E njoftuar rreth orës 06:00, policia dërgoi menjëherë një patrullë në vendngjarje. Një duzinë xhamash ishin thyer si dhe korniza e një tende të madhe e ndërtuar në kopshtin e shkatërruar. Nuk u gjetën mbishkrime në ndërtesë dhe çështja po trajtohet për momentin në formën e dëmtimit të pasurisë”, tha për median zëdhënësja e komisariatit të lagjes Ochota, Edyta Wisowska.
Qendra e Kulturës myslimane është një ndërtesë e rëndësishme në kryeqytetin polak.
“Vijojmë të mbetemi në pritje të masave që duhen marrë për të luftuar kundër nxitjes së urretjes kundrejt myslimanëve në Poloni. Vlerësoj se kjo e fundit është rritur në mënyrë tronditëse gjatë viteve të fundit, kryesisht prej shfaqjes së krizës migratore”, deklaroi për median koordinatori i Qendrës, Ahmad Alattal.
“Vazhdimisht po marrim email-e kërcënuese, në rrjetet sociale por edhe me telefon. Një muaj e gjysmë më parë patëm një incident të ngjashëm, por në shkallë më të vogël. Një shishe vere u qëllua me forcë mbi xhamin e portës hyrëse”, tha ai.
“Përgjigja e vetme që kemi marrë nga autoritetet polake, dhe nga kancelaria e Senatit ku u shprehën se ishin të vetëdijshëm për frikën tonë por dyshimet tona ishin të pabazuara. Ndërkohë nuk u mor asnjë masë për të na mbrojtur”, shprehu keqardhje Alattal.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...