Tre persona ndërruan jetë në Gjermani pasi një fluturake u rrëzua në një shtëpi në qytetin e Wesel.
Sipas mediave të huaja, identiteti i viktimave ende nuk dihet, derisa bëhet e ditur se një fëmijë pësoi lëndime.
Bëhet e ditur se fluturakja mund të ketë transportuar dy persona.
Fotografitë e mëposhtme tregojnë dëmet e mëdha në çatinë e shtëpisë, ndërsa punëtorë e urgjencës u morën me dëmet e mëtutjeshme.
Autoritetet thanë për gazetën gjermane Bild se fluturakja ishte nisur nga fusha ajrore e Marl në Gjermani.
“Tre persona u gjetën të vdekur në papafingon e ndërtesës, ndërsa edhe një fëmijë u plagos rëndë”, tha shefi i policisë, Peter Reuters./medial/

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...