Policia në Indonezi ka njoftuar se një sulm me bomba ka ndodhur në selinë e policisë në qytetin Surabaya dhe është kryer nga një familje me pesë anëtarë.
Sulmesit me motoçikleta kanë kryer sulmin vetëvrasës te selia e policisë në Surabaya, një ditë pasi një vale të shpërthimeve të përgjakshme në qytetin indonezian.
Autoritetet kanë thënë se një vajzë e vogël që ka qenë me grupin i ka mbijetuar sulmit, që ka plagosur të paktën 10 persona.
Grupi militant, Shteti Islamik ka pretenduar të ketë qenë mbrapa këtyre sulmeve.
Sulmet e fundit kanë ndodhur pas tri akteve të përgjakshme që kanë ndodhur të dielën, duke lënë të vdekur 13 persona dhe më shumë se 40 të tjerë të plagosur.
Këto sulme janë cilësuar më të rëndat në Indonezi në më shumë se një dekadë.
Indonezia, shtet me më së shumti myslimanë, është përballur me kryengritje të milicisë islamiste në muajt e fundit.
Presidenti Joko Widodo i ka cilësuar sulmet “frikacake dhe çnjerëzore”.
“Nuk do të ketë kompromis në marrjen e hapave për të ndalur terrorizmin”, ka thënë ai.
Autoritetet kanë njoftuar të hënën se policia e mbështetur nga forcat ushtarake do të rrisin sigurinë në këtë shtet./REL
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...