Ditëve të fundit janë kryer një numër sulmesh terroriste në Indonezi, e bëhet e ditur se dy familje, prindërit dhe fëmijët e tyre ishin sulmuesit.
Ndërsa fëmijët u përdorën si sulmues vetëvrasës, është një gjë e rrallë që prindërit të çojnë me dorën e tyre fëmijët drejt vdekjes, transmeton portali arbresh.info.
Në rastet e mëparshme, fëmijët janë marrë nga familjet, janë indoktrinuar apo droguar dhe më pas janë detyruar të sulmojnë.
Shpërthimet e fundit vetëvrasës kanë qenë më vdekjeprurëset në Indonezi në më shumë se një dekadë.
Të dielën, një nënë kishte në shënjestër një kishë në Surabaya, bashkë më dy vajzat e saj, ndërsa babai me dy djemtë shpërthyen bomba në dy të tjera.
Vajzat ishin nëntë dhe 12, kurse djemtë 16 dhe 18 vjeç.
“Kjo metodë sulmi është mjaft e re, është diçka që nuk e kemi parë në Indonezi më parë”, tha Alexander Raymond Arifanto, specialist në Universitetin Nanyang për BBC.
Të hënën, dy prindër sulmuan stacionin e policisë në qytetin e njëjtë, gjithashtu duke marrë tre fëmijët me vete, një prej të cilëve mbijetoi.
Shteti me më së shumti myslimanë në botë muajve të fundit ka rënë viktimë e kryengritjes së militantëve islamikë./Arbresh.info/
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...