Një britanik është vrarë nga ISIS teksa po luftonte krah forcave Kurde

11:52 | 24 Tetor 2017

Një britanik është vrarë nga ISIS teksa po luftonte krah forcave Kurde

Një ish-ingjinje i teknikes është vrarë nga ISIS teksa po luftonte në krah të forcave Kurde në Siri, transmeton arbresh.info.

Jac Holmes, 24, u është bashkuar forcave kurde në vitin 2015  pavarësisht që nuk kishte trajnim ushtarak.

Ai është vrarë një javë pas pushtimit të qendrës terroriste.

Nëna e tij ka thënë për BBC se atij i pëlqente që ishte bërë ushtar. Ajo ka thënë që ka qenë shumë I ri kur është larguar nga Britania dhe se kishte planifikuar që të kthehej në shtëpi gjatë Krishtlindjeve.

Ajo bëri të ditur se Jac kurrë nuk e kishte dashur një punë të thjeshtë pas një tavolinë dhe është bashkuar forcave kurde për të bërë ndonjë ndryshim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara