Dy aeroplanë pasagjerësh u përplasën në pistën e Aeroportit Ben-Gurion, Tel Aviv të mërkurën, duke lënë të dy avionët të mbërthyer së bashku nga bishti.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një moment kur aeroplani gjerman, një Boeing 737 i cili pritej të fluturonte për në Berlin, po nxirrej nga porta, kur ai u përplas me një El Al Boeing 76, i cili ishte gati të largohej për në Romë.
Ndërkohë pamjet e publikuara në media thuhet se tregojnë pasojat e përplasjes dhe pasagjerët duke u larguar nga aeroplani El Al.
Sipas Autoritetit të Aeroportit të Izraelit, pasagjerët ishin në gjendje të zbrisnin në mënyrë të sigurt në të dy aeroplanët dhe nuk u njoftua për ndonjë lëndim.
Gjithashtu bëhet e ditur se është hapur një hetim dhe të dy aeroplanët janë “jashtë përdorimit” derisa hetimi të përfundojë. /Telegrafi/
Tri vajza të zhdukura brenda 24 orëve të Kosovë
Bastisje në Prishtinë dhe Mitrovicë për falsifikim të dokume...
Bllokimi i ishullit urban, Rama: Prishtina nuk ka me mbet pe...
Vazhdon shtrenjtimi i naftës, publikohen çmimet e derivateve...
Arrestohet në Prishtinë një 25-vjeçar i dënuar për armëmbajt...
Osmani bashkë me Abdixhikun të dielën në Zvicër, takojnë mër...