Nigeria po përmirëson sigurinë e trasferimit të gazit të saj ndaj shteteve të BE-së duke planifikuar që të rihapë tubacionin Trans Niger gjatë muajit Gusht, gjë që do të çojë në më shumë eksporte të gazit në Evropë.
BE importon 14 për qind të furnizimeve të saj totale të gazit të lëngshëm nga Nigeria dhe ka potencialin ta dyfishojë atë sasi.
Prodhimi i naftës dhe gazit në Nigeri është kufizuar nga vjedhjet e tubacioneve dhe vandalizmi, duke lënë që terminali Bonny Island i prodhuesit të gazit të funksionojë deri tani me kapacitet vetëm 60%.
Vitin e kaluar, Nigeria eksportoi 23 miliardë metra kub gaz në BE, por shifra ka qenë në rënie gjatë viteve. Në vitin 2018, blloku bleu 36 miliardë metra kub LNG nga Nigeria.
Komisioni Evropian njoftoi vendet anëtare të BE se duhet të reduktojnë konsumin e gazit me 15% nga Gushti në Mars. Objektivi fillimisht do të jetë vullnetar, por do të bëhet i detyrueshëm nëse Komisioni shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Krahas Nigerise BE po sheh si burime alteranative furnizimi me gaz Azejbarxhanin, Venezuelën dhe Algjerinë./klan.al/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit